Home / Lajme / PS jep lajmin sepse familjaret e Berishes pervetsojne Spitalin Ushtarak pergatitet procedura ne fshehtesi
prep sports

PS jep lajmin sepse familjaret e Berishes pervetsojne Spitalin Ushtarak pergatitet procedura ne fshehtesi

Share Button

Eltar Deda: Shkrirja e Spitalit Ushtarak pa masterplan, do zhbëjmë procedurat 

Ndonëse i rrëzuar nga votat e 1 milion shqiptarëve, babëzia e këtij pushteti nuk ka të sosur. Pas HEC-eve, pronave në bregdet, minierave, objekteve shtetërore, plazheve dhe shërbimeve monopol, kupola në pushtet kërkon të përvetësojë edhe spitalet publike para se të largohet. Teksa kanë mbetur edhe 37 ditë nga largimi i kësaj qeverie, e majta ka dhënë alarmin për përvetësimin dhe privatizimin e Spitalit Ushtarak nga kupola në pushtet. Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka vendosur të kalojë në duart e sekserëve dhe vetë familjarëve të Sali Berishës Spitalin Ushtarak në Tiranë. Defakto një pjesë e këtij spitali ka kaluar në duart e familjarëve të Berishës, por Arben Imami po kryen në fshehtësi procedurat, për  ta legalizuar këtë grabitje dhe skandal të rëndë kombëtar. Më konkretisht, Arben Imami po përgatit procedurat për të liruar mjediset e Spitalit Ushtarak në favor të një spitali privat, pas të cilit fshihen njerëz të afërt të kryeministrit Berisha. Deputeti socialist, Eltar Deda, ka deklaruar se gjithçka po kryhet në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme. “Transferimi i shërbimit të Traumatologjisë nga Spitali Ushtarak pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, po tentohet të bëhet pa u parashikuar në buxhetin e 2013 si dhe pa një masterplan nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Nuk mund të shkrihet Spitalit Ushtarak, apo pjesë të tij, pa një masterplan dhe një proces transparent. Gjithçka po bëhet në mënyrë të fshehtë dhe të dyshimtë. Dyshimet lindin, kur këta pretendojnë se ambientet e Spitalit Ushtarak do t’i kalojnë privatit. Pse po e bëjnë pikërisht me kaq ngulm? Çfarë u bë me fondin norvegjez 150 mijë dollarë, që u akordua për masterplanin e spitalit? Ku është ky masterplan? Nuk ka masterplan dhe asnjë parashikim në buxhet. Gjithçka është e paligjshme”, ka deklaruar ai. Më tej, Deda, ka premtuar se qeveria e majtë do të bllokojë këtë skandal, ndërsa përgjegjësit do të japin llogari. Ndërkaq, edhe deputetja Klodiana Spahiu, ka deklaruar se Ministria e Mbrojtjes e ka bërë fakt të kryer Transferimi i shërbimit të Traumatologjisë nga Spitali Ushtarak pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” pa asnjë konsultim paraprak. Ajo ka pohuar se Komisioni i Shëndetësisë u vu në lëvizje pasi ishin krye procedurat.

Shkrirja

Deputeti socialist, Erjon Braçe, është njeriu që ka denoncuar muaj më para skandalin e Arben Imamit. Braçe nuk ka informacion për lëvizjet e fundit për fatin e Spitalit Ushtarak, por ai ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin e spitalit më të mirë në Shqipëri. “Ministri i Mbrojtjes ka vendosur të shkrijë “shërbimin e traumës” dhe të gjitha shërbimet e tjera të Spitalit Ushtarak t’i dërgojë në një repart ushtarak në Zall Herr! Spitali Ushtarak nuk do të jetë më! Do të shkrihet! Spitali më i mirë në Shqipëri, më profesionali por edhe më pak i infektuari nga korrupsioni, spitali me qendrën më të madhe, por edhe me profesionalen në shërbimin e traumës, nuk do të jetë më! E gjitha për biznesin privat që Sali Berisha dhe Fatmir Mediu futën mu brenda në atë spital 5 vite më parë”, ka pohuar Braçe. Adriatik Doçi (sotnews)

Scroll To Top